Takohen për sqarime kardiokirurgu Shala dhe drejtori Brahimaj

Takohen për sqarime kardiokirurgu Shala dhe drejtori Brahimaj

Një pacient ka vdekur në Klinikën e Kardiokirurgjisë pak kohë pasi operacioni në zemër ndaj tij ishte cilësuar i suksesshëm nga kardiokirurgu Kushtrim Shala.

Pas këtij rasti, pati polemike në distancë mes Shalës dhe drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimajt.

E për tërë këto akuza e kundërakuza, Klan Kosova mëson se dyshja sot është ftuar për takim nga Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës Torakale, njëherësh zëvendësues i U.D. të Drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi (e cila gjendet në pushim), i cili ka qenë i shoqëruar nga Kryesuesja e Bordit, Aida Rexhepi.

Dyshja janë sqaruar në këtë takim për rastin e pacientit 63-vjeçar.

Edhe nga ky takim u bë me dije se pacienti në fjalë ka qenë në gjendje shumë të rëndë, deklaratë të cilën e ka dhënë dje edhe vetë kardiokirurgu Shala.

Sot Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.

Related Articles