Taksisti shqiptar, Hazir Stublla është bërë i famshëm së fundmi në Gjermani pasi e ka gjetur kuletën e Manuel Neuerit.
Portieri gjerman e shpërbleu taksistin shqiptar për këtë veprim.
Por, Stublla e ka quajtur portierin gjerman si dorështrënguar pasi nuk ia dha shpërblimin e merituar.
“Kuleta e kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, ka thënë Stublla për mediumin gjerman “Bild”.
Ai ka zbuluar se në kuletë gjendeshin 800 euro kesh, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard.
Mediumi gjerman tutje shkruan se taksisti shqiptar u përpoq ta gjente portierin gjerman duke shkuar direkt në shtëpi të tij.
Aty nuk e gjeti veteranin e portës dhe më pas shkoi në qendrën stërvitore të Bayernit dhe ia dorëzoi kuletën menaxherit të tij.
Stublla besoi se do ta merrte një dhuratë që e meriton, por në fund u dëshpërua, pasi e mori një fanellë të panënshkruar nga portieri gjerman.
“Ky shpërblim është shaka. Unë kam katër fëmijë dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë Stublla për “Bild”, i dëshpëruar pasi i kishte bërë 120 kilometra për ta dërguar kuletën në adresën e duhur të pronarit.