Ndeshja ndaj Istogut ka qenë e fundit për supertalentin kosovar, Larson Ferati.
Talenti i Phoenix do ta vazhdojë karrierën në Gjermani te akdemia e Bayer Leverkusen. Ferati ka tre rekorde aktualisht në futbollin kosovar.
Djali i ish-referit të njohur, Muhedin Feratit është debutuesi më i ri në futbollin kosovar, është golashënuesi më i ri dhe kapiteni më i ri që ka bartur shiritin.
Ferati së fundi ishte ftuar edhe nga grupmoshat e Kosovës ndërsa llogaritet si një nga talenët më premtues kosovar.