Golat e shënuara me Tirolin e kanë kthyer Xhakomo Vrionin në një emër të lakuar në merkaton e verës.
Sulmuesi shqiptar arriti që të tund 19 herë rrjetën e kundërshtarëve, po aq sa edhe Adeyemi që firmosi me Dortmundin.
Mediat franceze kanë raportuar së fundmi se Reims ka shfaqur interes te Juventusi për të marrë kartonin e Vrionit.
Mbetet që të shihet sesi do ecin zhvillimet në ditët në vijim, ndërsa te klubi francez për momentin gjenden edhe dy lojtarë shqiptarë, Arbër Zeneli e Valon Berisha.