Ministri në detyrë i Mbrojtjes i talibanëve ka thënë se Pakistani ka lejuar dronët amerikanë të përdorin hapësirën e tij ajrore për të hyrë në Afganistan, një akuzë që Pakistani e ka mohuar kohët e fundit pas një sulmi ajror amerikan në Kabul.
Ministri Mullah Mohammad Yaqoob u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Kabul të dielën, se dronët amerikanë kanë hyrë në Afganistan përmes Pakistanit.
“Sipas informacioneve tona dronët po hyjnë përmes Pakistanit në Afganistan, ata përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit, ne i kërkojmë Pakistanit, mos e përdorni hapësirën tuaj ajrore kundër nesh”, tha ai, raporton Al Jazeera.
Autoritetet pakistaneze kanë mohuar përfshirjen për një sulm me dron që Shtetet e Bashkuara thanë se kryen në Kabul në korrik, ku vranë udhëheqësin e Al-Kaedës, Ayman al-Zaëahiri.
Inteligjenca kishte gjetur familjen e al-Zaëahirit në Kabul në fillim të këtij viti. Një kirurg egjiptian me një shpërblim prej 25 milionë dollarësh në kokë, al-Zaëahiri ndihmoi në koordinimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në ShBA që vranë afro tremijë njerëz.
Më herët, zyrtarët amerikanë duke folur në kushte anonimiteti u thanë gazetarëve se CIA kreu një sulm me dronë në Kabul duke përdorur dy raketa.