Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar së fundi për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E pas kthimit, Osmani publikoi një fotografi me bashkëpunëtorët e saj ku ndër të tjerash tha se pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, u kthyen në vendlindje me bindjen se Kosova është në rrugë të drejtë.
E pas kësaj ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj, i cili tha se me këtë fotografi triumfaliste, presidentja po shfaqet sikur ta kishte anëtarësu Kosovën në OKB.
“Me këtë fotografi triumfaliste, presidentja po na tregon që po kthehet nga New Yorku. Ta merr menja e ka anëtarësu Kosovën në OKB. Ndërkohë që në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme ka mbajtë takime të zakonshme dhe është fotografu me Bidenin, sikurse të gjithë presidentët tjerë”, shkroi Mushkolaj