Tani që i sheh nga jashtë, cilët janë 4 finalistët e BBV sipas Keisit

Tani që i sheh nga jashtë, cilët janë 4 finalistët e BBV sipas Keisit

E eleminuara e mbrëmjes së djeshme nga Big Brother Vip Albania ishte Keisi Meidini. Ashtu siç ndodh zakonisht, mesditën e sotme ajo ishte e ftuar në Fun Club për të folur mbi rrugëtimin e saj.

Pasi foli për raportet me Lorencin dhe Kristin, Keisi u pyet edhe për finalistët. Edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare, deri më tani aludohet se do të jenë 4 prej tyre.

Tani që i sheh nga jashtë, cilët janë 4 finalistët sipas Keisit? Ajo i kishte idetë e qarta dhe përgjigjen e menjëhershme.”Luizi, Kristi, Nita dhe Dea”.

E pyetur se cili do ta fitojë sipas saj, Keisi u shpreh se tani që është jashtë do të bëjë tifo për të gjithë pa veçuar dikë specifik.

Related Articles