Ushtria ruse prej që ka filluar pushtimin e Ukrainës, po përdorë tanket e saj edhe mbi civilë.
Një video-incizim amator që po qarkullon në rrjete sociale shfaq tankun rus i cili shkel mbi një veturë në lëvizje me civilë brenda.
Të njëjtën video e ka shpërndarë në Twitter edhe këshilltari i opozitares Bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya.
“Në Ukrainë, një tank rus ka kaluar mbi veturën me civilë. Pamje tmerruese. Mendimet e mia janë me njerëzit e Ukrainës”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/.