Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni t po shkojnë për drekë përpara se të shkojnë në takimin e tyre privat brenda Shtëpisë së Bardhë, ka shkruar BBC.
BBC ka bërë përmbledhje e shpejtë e asaj që sapo ndodhi në pjesën publike të takimit të tyre:
Të dy duket se janë në marrëdhënie të mira. Trump e përshëndeti Melonin ngrohtësisht, duke e quajtur atë një “kryeministre të madhe” dhe duke përmendur miqësinë e tyre të gjatë.
Meloni thotë se ka besim se mund të arrijë një marrëveshje me Trump për tarifat.
Trump mburret se do të ketë “shumë pak problem të bëjë një marrëveshje me Evropën” sepse ai ka “diçka që të gjithë e duan”.
Meloni thotë se dëshiron që Trump të vizitojë Italinë dhe të takohet me liderët e BE-së.
Trump përmend gjithashtu Kinën, duke thënë se do të bëjë një marrëveshje shumë të mirë me ta.