Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në familjen Sutaj nga fshati Llukë e Deçanit, pasi djali i tyre 18-vjeçar Arlindi, dyshohet se i dha fund jetës. Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët e viktimës.
Të njëjtit 18-vjeçarin e përshkruajnë si një djalë të dashur, të qetë e të sjellshëm, teksa shprehin dhimjen e tyre.
“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të kusheririt tim Arlind Sutaj, siq e quaj une “Tarzani i vogel” Në këto momente të vështira, ju shprehi ngushëllimet me të sinqerta babait Avnis, vllaut Shkumbinit, motres Teutes dhe gjithë familjes Sutaj! Zoti ua dërgoftë forcen ta përballoni dhimbjen! Shpirti i Arlindit pushoftë në Xhenet! Do të kujtojm gjithmonë si një i ri, i dashur, i qetë e shumë i sjellshem“, ka shkruar familjari i të ndjerit.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha Sinjalit se viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë.
“Në orën 17:45, Policia është njoftu se në fshatin Llukë të Deçanit, në oborrin e shtëpisë është gjetur një person i shtrirë. Menjëherë kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren sektori i hetimeve rajonale”, tha Gashi.