Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për shfrytëzimin e hapësirave të fakultetit të arkitekturës nga Lëvizja Vetëvendosje për organizim të aktiviteteve të partisë.
Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas ku prezent ishte edhe kreu i kësaj partie, Albin Kurti.
Hoxha ka thënë se Fakulteti i Arkitekturës disa herë ka vënë në shfrytëzim hapësirat për Vetëvendosjen.
“Më vjen keq për Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës që tash e sa herë radhazi e vë në shfrytëzim hapësirën e Modeliariumit për aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Hoxha.