Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të fushatës “A PO M’SHEH”, ka dërguar edhe një top para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kjo simbolikë me qëllim të kërkimit të shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromën Down, raporton Gazeta Enigma.
“Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me Sindromën Down më datë 21 të secilit muaj gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me sindromën Down” shkruante në një postim në Facebook, Shoqata Down Syndrome Kosova.
Sipas Shoqatës rreth 600 fëmijë me sindromën Down në Republikën e Kosovës, kanë nevojë imediate për këto shërbime.
Përndryshe ky aktivitet po bëhet për të pestën herë me radhë, që nga 21 marsi, Dita ndërkombëtare e sindromës Down./Gazeta Enigma/