Analisti Ismail Tasholli ka deklaruar se kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk ishte një përpjekje e sinqertë për të arritur një zgjidhje institucionale, por pjesë e një loje strategjike të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Tashollit, qëllimi i vërtetë i këtij veprimi nuk ishte zgjedhja e Haxhiut, por ruajtja e pushtetit dhe krijimi i një momentumi politik që do t’i ndihmonte Vetëvendosjes të largohej nga “plagimi politik”.
“Unë besoj që është vetëm lojë Albulena Haxhiu. Ka qenë lojë edhe prej fillimit, nëse din dikush ta lexoj politikisht, në kuptimin e historikut të diskursit të VV-së se qysh përdor njerëz për hesape strategjike dhe elektorale. Nuk ka qenë qëllimi zgjedhja e Albulena haxhiut, qëllimi ka qenë krijimi i një lloj banke të fajit, ku VV-ja ia shpërnda opozitës dhe krijon momentum politik për të dal nga plagimi i saj politik. Sepse ka humbje të madhe edhe në raport me pretendimet e saj.
Këtu është një tendencë për ta mirëmbajtur pushtetin dhe jo për t’i dhënë zgjidhje konkrete kërkesave politike ose probleme të qytetarëve”, ka thënë Tasholli në Debat Plus.