Një grua britanike e cila u vra në Belgjikë 31 vite më parë është identifikuar falë tatuazhit të saj, një lule.
Familjarët mundën ta identifikonin vajzën e vrarë pasi Interpol nisi një fushatë për identifikimin e 22 grave, eshtrat e të cilave u gjetën në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë gjatë disa viteve.
Kontakti i fundit që ajo kishte pasur me familjarët kishte qenë përmes një kartoline në maj të vitit 1992.
Një muaj më pas trupi i saj u gjet nga policia dhe nuk ishte identifikuar deri më sot.
“Jemi të tronditur, lajmi ishte zemërthyes, por sidoqoftë jemi thellësisht mirënjohës që kemi zbuluar çfarë i ka ndodhur Ritës,” – u shpreh familja Roberts.
Shumica dyshohet se janë të ashtuquajturat viktimat e vrasjeve të ‘rastit të ftohtë’ dhe disa të trafikuara ndoshta nga Evropa Lindore.
Interpoli ka angazhuar edhe njerëz të famshëm nga disa shtete për të promovuar fushatën e tij.
/Euronews Albania/