Të akuzuarit mohojnë përfshirjen në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Prokuroria i quan grup të organizuar kriminal

Të akuzuarit mohojnë përfshirjen në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Prokuroria i quan grup të organizuar kriminal

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Gjashtë të akuzuarit Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Rade Basara, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq u deklaruan të pafajshëm për vrasjen e Ivanoviqit, por i akuzuari, Zharko Jovanoviq pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërsa për veprat tjera penale tha se nuk ndihen fajtorë.

I akuzuari tjetër, Nedelko Spasojeviq pritet të deklarohet rreth pranimit të fajësisë për armë mbajtje pa autorizim gjatë procesit gjyqësor.

Në seancën e sotme të shqyrtimit gjyqësor nuk u lexua akti akuzues me kërkesë të mbrojtjes të të akuzuarve e me këtë u pajtua edhe Prokuroria.

Prokurori i rastit, Burim Qerkini në fjalën e tij hyrëse tha se të akuzuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që ka vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019.

Qerkini: Katër të pandehurit janë anëtar të grupit kriminal

“Të katër të pandehurit akuzohen se janë pjesë apo anëtar të grupit të organizuar kriminal, ku si pjesë e grupit është Nedelko Spasojeviq policë në Mitrovicën e Veriut, Marko Roshiq, qytetar në Mitrovicë, Rade Basara policië, dhe Silvana Arsoviq që ka punuar me të ndjerin në zyrën e tij. Prokuroria thekson se ekzistojnë prova logjike dhe bindëse që dëshmojnë se këta katër të pandehurit kanë qenë anëtar të grupit të organizuar kriminal që ka vepruar në Mitrovicë nga viti 2014 deri në vitin 2019, dhe se përfundimisht janë përgjegjës për vrasjen e politikat Oliver Ivanoviq më 16 janar 2018. Po ashtu të akuzuarit tjerë që akuzohen janë si në vijim Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq akuzohen për posedim të armës”, tha ai.

Prokuroria Speciale pretendonse veprimet e grupit kishin për qëllim rritjen e ndikimit të tyre politik në Mitrovicë të Veriut.

Sipas aktakuzës, hetuesi policor, Rade Basara, kishte keqpërdorur autoritetin zyrtar pasi nga pozita e tij kishte ndihmuar në fshehjen e provave, për çka akuzohet edhe Nedelko Spasojeviq.

Sipas Prokurorisë, në planifikimin e vrasjes së Ivanoviqit ka qenë edhe administratorja e zyrës së Ivanoviqit, e cila kishte qenë në njohuri për fikjen e kamerave të sigurisë, si dhe aktivizimin e tyre pak minuta pas vrasjes.

Related Articles