Të burgosurit në Dubravë bëjnë kontejnerë për qytetin e Istogut

Të burgosurit në Dubravë bëjnë kontejnerë për qytetin e Istogut

Kontejnerët që i punuan të burgosurit e Burgut të Dubravës, do të dalin në përdorim nga kjo e premte.

Ato iu dhuruan Komunës së Istogut, derisa për këtë salduesit e prapa grilave ishin fort të lumtur.

20 shportat e para e kishin cak shkollën “Bajram Curri” në Istog, por jo të gjitha do të mbesin aty.

Drejtori i shërbimeve publike atje, Abedin Kabashi, tha se disa do të vendosen edhe në parkun e Banjës si dhe në Gurakoc.

Megjithëkëtë, gjatë kohës sa qëndrojnë brenda, të burgosurit po planifikojnë të bëjnë kësi ndihmesa edhe për komunat tjera, financimin e të cilave do ta bëjë organizata gjermane “Help”.

VIDEO:

Related Articles