Të dielën në Podujevë do të zbulohet shtatorja e veprimtarit politik, Adem Demaçit.
Në këtë ngjarje do ta marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi të dielën me datë 26 nëntor, nga ora 13:00 në sheshin e qytetit mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë”, thuhet në komunikatën e komunës.
“Për ta madhështuar këtë ngjarje pjesëmarrës në këtë manifestim do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e bacës Adem dhe bashkëveprimtarë të bacës nga të gjitha trevat shqipfolëse”, thuhet tutje.