Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë, ka debatuar për tragjedinë e fundit që ka ndodhur në Kroaci, ku mbeten të vdekur 10 persona pasi një autobus nga Gjakova u aksidentuar të dielën.
Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli tha se do të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës për t’u njoftuar më shumë me rastin.
“Ne mund ta koordinohemi një vizitë në ministri dhe ni komision mund të dakordohemi për hapat më tutje si avancimi i legjislacionit, diskutimi në të ardhmen dhe të diskutojmë me kompanitë se cilat janë problemet që ata ballafaqohen, dhe të rregullojnë shërbimin e tyre, që në përfitim të kompanive bashkëpunimi ynë dhe i qeverisë dhe të kërkojmë nga ta që të respektojnë kriteret. Ne si Komision mund ta marrim tani që të shkojmë për vizitë dhe të informohemi rreth situatës dhe inspektimeve që bënë inspektorati i ministrisë”.
Të enjten në ora 08:30 Komisioni për Bujqësi do të vizitoj ministrinë e Infrastrukturës, ku do të kuptojnë më ne detaje se cilat janë kushtet qe duhet të plotësojnë kompanitë përkatëse.