“Të gjithë sytë në Rafah”, fotografia bëhet virale me mbi 27 milionë shpërndarje në Instagram

“Të gjithë sytë në Rafah”, fotografia bëhet virale me mbi 27 milionë shpërndarje në Instagram

Një fotografi virale në Instagram me mbishkrimin “All Eyes on Rafah” (Të gjithë sytë në Rafah), deri më tani ka mbledhur mbi 27.6 milionë shpërndarje, teksa Izraeli vazhdon sulmet në zonë, duke lënë të vdekur dhjetëra gra, fëmijë e burra.

Israel continues to bomb Gaza, including Rafah, despite ICJ ruling

“Të gjithë sytë në Rafah” u shpërnda me miliona herë pas sulmit nga Izraeli që la të vdekur 45 njerëz në një kamp në Rafah.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, ndërkohë që kryeministri i Izraelit , Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “aksident tragjik”.

Si rezultat, shpërndarjet në Instagram nga përdoruesit janë rritur në mënyrë drastike gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Gaza. /Gazeta Enigma

Related Articles