“Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast 

“Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast 

Zafir Berisha në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka komentuar lidhur mbi vdekjen e dyshimtë të 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu nga Lipjani, i cili vdiq në rrethana të dyshimta.

Berisha u shpreh u revoltuar me policët, teksa tregoi edhe një rast tjetër ku ishin të përfshira forcat policore.

Ai tha se policia ka “sjellje prej rrugaçëve”, të cilët, sipas tij mendojnë që janë vet shteti nëse kanë uniforma dhe pistoletë

“Sot një qytetar më tregoi se e kishin ndalur policia për shpejtësi, ‘ma shkrujtën gjobën, po një tjetër ishte më shpejt se unë dhe pyeta se pse po e lëshoni, më thanë ‘mshele gojën se të gjuj për dritare’”, tha Berisha.

Berisha tha se është shqetësuese mungesa e reagimit të qytetarëve.

Related Articles