Lea Bajrami, 15-vjeçarja nga Vitia që u vra nga një sulm në një shkollë të Grazit, do të varroset ditën e hënë.
E ndjera nuk iu bëri ballë plagëve të marra nga breshëria e plumbave të shkrepur mbi nxënësit e shkollës, nga një djalë 21-vjeçar.
Në njoftimin e familjes Bajrami bëhet e ditur se varrimi do të bëhet më 16 qershor në ora 16:30, në Muslimischer Friedhor në Kapellenstrasse në Graz.
Bashkë me Lean e pafajshme pësuan edhe 8 nxënës të tjerë të shkollës.
Ngushëllime familjes!