Marrëdhënia mes PM dhe Sarah vijon të bëhet çdo ditë e më e paqartë. Javën e kaluar ata bënë dy deklarata të papritura.
Blogerja tha se nuk do lidhej me Pajtimin kurse ky i fundit tha se nuk e sheh Sarah si femrën e tij. Megjithatë, pavarësisht këtyre nuk kanë munguar puthjet, përqafimet, fjalët e ëmbla e gjestet romantike.
Mirëpo, sot dyshja janë përfshirë në një debat të ashpër. Sarah i ka kujtuar PM deklaratën e bërë prej tij para pak ditësh teksa DJ i ka thënë se ato fjalë dolën nga goja e tij sepse u prek nga fakti që Sarah tha se nuk do lidhej me të.
Pajtimi i tha Sarah se ajo nuk ka bërë mjaftueshëm për të dhe se nuk mund të jetë vetëm ai që i shkon pas. “Të kam ndjekur në shtëpi për të të puthur!”- i tha ai në një moment.
Sarah nga ana tjetër i ka thënë banorëve mos ta diskutojnë me këtë temë dhe ka sqaruar çdo gjë me PM duket e lënë marrëdhënien e tyre pezull./Gazeta Enigma/