Kledi tregon bisedën me të dashurën pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe çfarë do ndodhë me lidhjen e tyre

Kledi tregon bisedën me të dashurën pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe çfarë do ndodhë me lidhjen e tyre

Dashur-padashur në shtëpinë e “Big Brother VIP” javët e fundit u formua një trekëndësh Arjola-Kledi-Beatrix. Është diskutuar shumë se Kledi pëlqen Beatrixin, megjithëse ka të dashur jashtë, me të cilën bashkëjeton prej vitesh.

Mirëpo, nga ana tjetër, në rrjet, madje dhe dy ish-banorët, Paloma dhe Arditi, e kanë parë situatën nga një tjetër këndvështrim, dhe sipas tyre një tjetër banore e pëlqen Kledin: Arjola.

Vetë Kledi është shprehur shumë i paqartë dhe hera-herës kontradiktor. Madje, mendohet se kjo situatë është shkaku pse ai doli nga reality-show. Sot, modeli ishte i ftuar në “Fan Club” ku ka folur rreth “trekëndësishit” dhe të dashurës.

Ai tha se shpeshherë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij. Ndërsa për takimin me Beatrixën, tha se u habit nga fakti se ajo e dinte që do të ishte zgjedhja e Kledit.

“Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky”. Edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtur.”

Sa i përket të dashurës, ai tha se kanë biseduar dhe se ajo ishte e mërzitur por nuk janë ndarë. Megjithatë, Kledi u shpreh se vendimet për vijimin e lidhjes do i marrin kur të takohen.

Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët?” 

Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar”.

“Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”/Gazeta Enigma/

Related Articles