Biznesi i Ridvan Muharremit, njeriut kryesor të dyshuar për aferën e keqpërdorimeve për rezervat shtetërore, duket se po nuk po ia zbaton politikat për barazi mikut të tij, kryeministrit Albin Kurti.
Kjo kuptohet përmes konkurseve për punësimin e kamariereve të vendosuara në biznesin e tij, duke përdorur mendësi seksiste.
Në një konkurs të vitit 2022 për zgjerim të stafit në biznesin e tij, Muharremi po kërkonte “Kamariere” duke ia bashkëngjitur një zemër në afërsi të pozitës, si dhe po kërkon “buzëqeshje të madhe”.
Kërkesë të njëjtë pati edhe në një konkurs të vitit 2021.
Ridvan Muharremi është arrestuar të premten nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.
Sipas dosjes së Prokurorisë të cilën e ka publikuar“Betimi për Drejtësi”, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.
Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.