Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje që të krijohet një fond për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për siç ka thënë ai, të pasurit e një ushtrie të fortë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
“Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë rëndësinë e vetëmbrojtjes dhe te pasurit e një ushtrie të fortë. Fondi për Ushtrinë e Kosovës duhet të mundësohet sa më shpejt. Ta mbështesim atë edhe me fonde vetanake!”, ka shkruar ish-presidenti në një postim në Facebook./Gazeta Enigma/