Të martën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.
Temperaturat minimale pritet të sillen nga 12 e 17°C, kurse ato maksimalet nga 21 – 25°C./Gazeta Enigma/