Të mitur me probleme mendore dalin të veshur me të bardha te “Varret e Shalës” në Malishevë, flasin banorët

Të mitur me probleme mendore dalin të veshur me të bardha te “Varret e Shalës” në Malishevë, flasin banorët

Më shumë se nga të vdekurit, frikë kanë nga disa të gjallë. Banorët e Ngucatit të Malishevës ditëve të fundit kanë hasur disa herë gjatë natës në persona që po dalin me mbulesa të bardha tek vendi i njohur si “Varret e Shalës”.

Ndonëse nuk i ka parë, dikush që ka dëgjuar për këtë, kërkon largimin e tyre.

Ngucatasit më të rinj, dinë më shumë për ata që së fundi flet i gjithë fshati. E një më i moshuar, apelon te bashkëvendësit të mos kenë drojë se ka rrezik nga ta.

Ka të tjerë që i njohin edhe më mirë këta të rinjtë problematikë.

Për rastin u njoftua këto ditë edhe policia që për shkak se të përfshirët në rast ishin fëmijë dhe dyshohet me probleme mendore nuk hapën fare rast, por i orientuan te Qendra për Punë Sociale.

Shqipron Berisha drejtor i QPS-së në Malishevë, konfirmoi se kanë intervistuar prindin e këtyre fëmijëve dhe kanë marrë zotim se sjellje të tilla nuk do të përsëriten më.

Related Articles