Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 12 persona u vranë, përfshirë fëmijë, gjatë dy sulmeve ajrore më 31 maj në Gazën qendrore, sipas zyrtarëve shëndetësorë dhe gazetarëve në terren të Associated Press.

Sulmet ajrore goditën Nuseiratin dhe Burejin dhe trupat e pajetë të dy fëmijë dhe katër grave, që u vranë në sulm, u dërguan në spitalin Al Aksa në Deir al-Balah.

Varrimi i 12 personave të vrarë u mbajt të premten.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 80.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ky institucion nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve të Hamasit.

Izraeli ka thënë se nuk do të ndalë luftën në Gazë derisa të arrijë dy qëllimet: shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve.

Related Articles