Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në Afrikën e Jugut.
Trupat janë gjetur në tavernën Enyobeni në orët e para së të dielës dhe dhjetëra persona tjerë besohet se janë të plagosur.
“Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar teksa po flasim”, ka thënë një zëdhënës i policisë për kanalin afrikan, Newzroom.
“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë spekulime në këtë fazë”, kanë thënë zyrtarët.
Është raportuar se familjarët e viktimave nuk kanë arritur të shohin trupat e viktimave.
Një numër i madh i personelit të emergjencës gjendet në skenën e incidentit. /REL