Të paktën 19 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Sulmet ajrore izraelite në mbarë jugun e Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 19 palestinezë gjatë natës midis 22 dhe 23 marsit.

Në mesin e të vrarëve janë edhe një udhëheqës i lartë politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe disa gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite ka urdhëruar njerëzit që të evakuohen nga pjesë të qytetit të Rafahut, që gjendet në kufi me Egjiptin. Ushtria tha se shumë shpejt do të veprojë kundër militantëve në zonën e Tel al-Sultan – që ka pësuar dëme të mëdha për shkak të bombardimeve paraprake – në Rafah. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse urdhri për evakuim sinjalizon një operacion të ri tokësor të Izraelit.

Izraeli kishte nisur një ofensivë të madhe në Rafah majin e vitit të kaluar, kur mori nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit me Egjiptin dhe një pikëkalimi të rëndësishëm.

Ndërkaq, Hamasi tha se Salah Bardaëil, anëtari i byrosë të tij politike dhe Parlamentit palestinez, u vra gjatë sulmeve në Mavasi. Edhe gruaja e tij është vrarë gjatë sulmeve.

Bardaëil ishte një anëtar i njohur i krahut politik të grupit radikal palestinez, i cili gjatë viteve të fundit ka pasur edhe interviste për media të ndryshme.

Related Articles