Të paktën 23 persona humbën jetën në Irak, si pasojë e një zjarri në një spital ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19

Të paktën 23 persona humbën jetën në Irak, si pasojë e një zjarri në një spital ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm në shkaqet e asaj që ai e quajti një “aksident tragjik”.

Sipas BBC, incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në spitalin Ibn Khatib, nga ku pësuan lëndime edhe disa persona të tjerë.

Raportet thonë se një aksident kishte bërë që një rezervar oksigjeni të shpërthente, duke shkaktuar më pas zjarrin në objekt.

Kreu i Mbrojtjes Civile në Irak, Gjeneral Majori, Kadhim Bohan, tha se zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, në një kat “të caktuar për reanimacion pulmonar”.

Related Articles