Të paktën 26 të vdekur nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine

Të paktën 26 të vdekur nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine

Të paktën 26 njerëz kanë vdekur dhe qindra mijëra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, përderisa njëri nga tajfunet me të fuqishme këtë vit e përfshiu pjesën qendrore të Filipineve, thonë zyrtarët e këtij vendi.

Tajfuni ka shkaktuar vërshime në zona të mëdha, përfshirë qyteza të tëra në ishullin më të populluar qendror, Cebu, ku janë regjistruar shumica e viktimave. Raportimet lënë të kuptohet se numri i të vdekurve do të rritet, raporton BBC.

Një helikopter ushtarak, i dislokuar për të dhënë ndihmë në përpjekjet për lehtësim, u rrëzua në ishullin verior Mindanao, duke lënë të vdekur gjashtë anëtarë të ekuipazhit, tha Forca Ajrore e Filipineve.

Helikopteri u rrëzua afër qytezës Augsan del Sur në ishullin Mindanao dhe ishte në mesin e katër helikopterëve që ishin dërguar për të ofruar ndihmë.

Tajfuni që vendësit e quajnë Tino është dobësuar që nga koha kur arriti në territor tokësor në orët e para të së martës, por ka vazhduar që të sjellë erë me shpejtësi prej më shumë se 130 kilometrash në orë.

Në raportime thuhet se shumica e viktimave e humbën jetën duke u mbytur në ujë. “Situata në Cebu është vërtet e pashembullt” – tha në rrjete sociale guvernatori provincial, Pamela Baricuatro.

Related Articles