Të paktën 31 persona u plagosën kur një tërmet goditi një zonë të largët të Afganistanit lindor, tha sot një zyrtar taleban.
Tërmeti ndodhi në të njëjtin rajon ku një tërmet muajin e kaluar vrau qindra njerëz dhe shkaktoi shkatërrime të gjera.
Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi dje se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.