Të paktën 33 mijë e 137 palestinezë janë vrarë dhe 75 mijë e 815 janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.
Kështu tha këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Ajo tha gjithashtu se 46 palestinezë u vranë dhe 65 u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit.
Ministria nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe joluftëtarëve, shkruan The Guardian.
Hamasi tha se do të dërgojë një delegacion në Kajro të dielën, më 7 prill, për bisedimet e armëpushimit në Gaza.