Të paktën 37 të vdekur nga përmbysja e anijes turistike në Vietnam

Të paktën 37 të vdekur nga përmbysja e anijes turistike në Vietnam

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë figurojnë ende të zhdukur, pasi një anije turistike u përmbys në Gjirin Ha Long në Vietnam si pasojë e një stuhie të papritur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në veri të vendit, në një nga destinacionet më të njohura turistike, ndërsa shumica e viktimave janë nga kryeqyteti Hanoi – përfshirë edhe fëmijë.

Sipas BBC, anija “Wonder Seas” mbante 53 persona në bord kur u përball me mot të ashpër dhe humbi drejtimin. Deri më tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 11 persona, përfshirë edhe një djalë 10-vjeçar që tregoi momentin dramatik të shpëtimit.

“Mora frymë thellë… u zhyta, pastaj notova lart. Madje bërtita për ndihmë, pastaj më tërhoqi një varkë”, u shpreh fëmija.

Raportohet se nga viktimat e konfirmuara, të paktën tetë janë fëmijë. Rrebeshet e shiut po e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit, por operacioni do të vazhdojë edhe gjatë natës.

Related Articles