Të paktën 57 emigrantë u mbytën në brigjet e Libisë

Të paktën 57 emigrantë u mbytën në brigjet e Libisë

Të paktën 57 njerëz u mbytën pas fundosjes së një anije në brigjet libiane pranë Khoms, një qytet bregdetar rreth njëqind kilometra nga kryeqyteti Tripoli.

Është tragjedia e fundit në Mesdheun qendror, tha Organizata Ndërkombëtare e Migrimit e Kombeve të Bashkuara (IOM), transmeton FrontOnline.

“Sipas të mbijetuarve të sjellë në breg nga peshkatarët dhe rojet bregdetare, të paktën 20 gra dhe dy fëmijë ishin midis atyre që u mbytën”, tha zëdhënësi i IOM-it, Safa Msehli.

Nuk ka asnjë informacion se nga vijnë emigrantët. Nuk ishte menjëherë e qartë pse anija u mbyt, por anijet që largoheshin nga bregu i Afrikës Veriore dhe po drejtoheshin për në Evropë shpesh janë të mbingarkuara dhe lundrojnë natën, madje edhe në mot të keq, për të shmangur me sukses rojet bregdetare.

Libia është një pikë kyçe për emigrantët që kërkojnë të arrijnë në Evropë.

Nisjet e anijeve me emigrantë në Itali dhe pjesë të tjera të Evropës nga Libia dhe Tunizia janë bërë më të shpeshta në muajt e fundit për shkak të motit më të mirë.

Qindra mijëra kanë kaluar shtigje të rrezikshme në vitet e fundit, shumë prej tyre u larguan nga konflikti dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Related Articles