Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishme dimërore goditi ShBA-në, duke shkaktuar tornado në shtetet jugore dhe duke mbuluar të tjerat me borë.
Një djalë i ri dhe nëna e tij u vranë në Luiziana kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado.
Stuhia e madhe solli gjithashtu kushte të ngjashme me stuhinë në Midwest, me rrugë dhe shkolla të mbyllura dhe disa zona raportuan 1.2 metra borë.
Rreth 3300 fluturime janë vonuar dhe mbi 150 të tjera janë anuluar.
Rreth 500 mijë njerëz në katër shtete: Nebraska, Wyoming, Dakota e Jugut dhe Minesota, janë nën paralajmërime për stuhi, me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore që e bëjnë të vështirë udhëtimin.
Stuhi të forta parashikohen përgjatë bregut të Gjirit, duke përfshirë Luiziana, Misisipi, Alabama dhe pjesë të Floridës. Ka gjithashtu paralajmërime për tornado në pjesë të Luizianës dhe Mississippi.