Të paktën tre të vrarë në Suedi

Të paktën tre të vrarë në Suedi

Tre persona u vranë nga të shtënat me armë në qytetin suedez të Uppsalës të martën.

Siç raporton The Guardian, një zonë e madhe u rrethua në qendër të Uppsalës, një qytet universitar në veri të Stokholmit, pasi dëshmitarët përshkruan se dëgjuan të shtëna të shumta rreth orës 5 pasdite sipas orës lokale atje dhe panë njerëz që vraponin në drejtime të ndryshme dhe që fshiheshin, përcjell Insajderi.

Autori i të shtënave iku nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik dhe është në kërkim policor.

Trenat që hynin dhe dilnin nga qyteti u ndaluan përkohësisht midis orës 5:30 pasdite dhe 6 pasdite sipas orës lokale.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pranë Sheshit Vaksala. Incidenti kishte ndodhur brenda një salloni flokësh.

Related Articles