Të premten përfundon votimi jashtë Kosovës

Të premten përfundon votimi jashtë Kosovës

Të dielën më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në kuadër të këtij procesi, javë më parë ka filluar edhe votimi përmes postës, për të gjithë ata qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën “Enigma” se deri më tani KQZ-ja ka pranuar 3 mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime.

“Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. /Gazeta Enigma/.

Related Articles