Të premten pritet të vijnë 100 mijë vaksina antiCOVID-19 në Kosovë

Të premten pritet të vijnë 100 mijë vaksina antiCOVID-19 në Kosovë

Është mbajtur takimi konsultues i Asociacionit të Komunave të Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ndërsa u bë e ditur të premten pritet të vijnë edhe 100 mijë vaksina antiCOVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Referuar njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nisë procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.

“Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim. 

Related Articles