Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë të premten sërish për miratimin e ligjit për ta.
Protesta do të nis në ora 11:00 dhe do të mbahet para ndërtesës së qeverisë.
“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj” thuhet në njoftimin e tyre.
Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.
Paralajmërohet se protestat do të vazhdojnë deri në miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. /Gazeta “Enigma”/