Të shtëna masive në Baltimore – Gjashtë të plagosur

Të shtëna masive në Baltimore – Gjashtë të plagosur

Gjashtë persona, përfshirë një vajzë pesëvjeçare, u plagosën nga të shtënat masive me armë zjarri në një zonë banimi në Baltimore, tha policia lokale.

Të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 sipas orës lokale të së shtunës në mbrëmje, tek qytetarët që ishin mbledhur jashtë për të ngrënë darkë së bashku, tha Komisioneri i Policisë së Baltimorit, Richard Worley, në një konferencë emergjente për shtyp, sipas ABC News.

Një vajzë pesëvjeçare u qëllua në krah, por, siç theksoi Worley, lëndimi nuk është kërcënues për jetën.

Më rëndë u plagos një burrë 38-vjeçar, jeta e të cilit është në rrezik, ndërsa të plagosurit e tjerë ishin një grua 23-vjeçare dhe tre burra të moshës 32, 33 dhe 52 vjeç.

“Për momentin, kemi shumë pak informacion. Dimë vetëm se janë qëlluar më shumë të shtëna dhe se ka më shumë viktima”, tha Worley.

Sipas tij, të pranishmit ishin mbledhur para shtëpisë dhe po darkonin kur, siç supozohet, një person i panjohur hapi papritur zjarr.

Related Articles