Të shtëna me armë në Klinë, gjenden disa gëzhoja pranë një shtëpie

Të shtëna me armë në Klinë, gjenden disa gëzhoja pranë një shtëpie

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gjurgjevic i Madh të Klinës, por nuk dihet se kush i shkrepi.

Sinjali mëson se një qytetar ka njoftuar Policinë dhe ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me rastin, i cili ka pohuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të dyerve të oborrit ku ndodhet shtëpia e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Related Articles