Të shtëna me armë në Lupç, katër të plagosur – njëri në rrezik për jetë

Të shtëna me armë në Lupç, katër të plagosur – njëri në rrezik për jetë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në Lupç të Podujevës, tre prej tyre me armë zjarri e njëri me thikë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtënat me armë janë evidentuar në orën 16:00, e hetuesit policorë po merren me rastin.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njëri prej të plagosurve është në rrezik për jetë, tjetri është në gjendje të rëndë e dy të tjerë kanë plagë  të lehtë, ka njoftuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Sipas QKUK-së, dy janë të rinj e dy të tjerë mbi moshën 50-vjeçare.

Related Articles