Të shtëna me armë në oborrin e një mobilierie në Pejë, Policia jep detaje

Të shtëna me armë në oborrin e një mobilierie në Pejë, Policia jep detaje

Këtë të mërkurë një person ka shtënë me armë të gjatë në oborrin e një mobilierie në fshatin Qyshk të Pejës, raporton Gazeta “Enigma”.

Personi që ka shtënë me armë raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tregoi se nga incidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:20. Policia është në vendin e ngjarjes, janë gjetur disa gëzhoja. Identiteti i të dyshuarit dihet, por është larguar”, njoftoi Gashi. /Gazeta Enigma/

Related Articles