Të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, dy të arrestuar

Të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas të shtënave me armë në rrugën Llapnasellë-Graçanicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtënat me armë kanë ndodhur të martën rreth orës 15:00.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Related Articles