Mbrëmë, janë evidentuar të shtëna me armë në një zonë afër një qendre tregtare në Prishtinë.
Autoritetet lokale janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe ende nuk janë publikuar detaje të tjera lidhur me incidentin, shkruan Gazeta Enigma.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar shkakun e të shtënave dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Sipas raportit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz./GazetaEnigma.