Në Ditën e Pavarësisë, ndodhi një përleshje mes disa personave në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, rreth orës 15:11.
Gjatë këtij incidenti u shkrep edhe arma e zjarrit.
Si pasojë e kësaj ngjarje, u lëndua një person i cili u transportua me autoambulancë në Qendrën Emergjente.
Lidhur me rastin për detaje ka dhënë zëdhënësi rajonal i policisë, Kanun Veseli.
“Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, deklaroi Veseli.
Ai theksoi se një person i mitur është ndaluar për 24 orë.