Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, plagoset një person

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në këtë komunë. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje.

“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Related Articles