Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se gjendja momentale e viktimës është stabile.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Elezaj.

Related Articles